Trajneri Alban Skënderaj së bashku me artistin Klinti Çollaku, performuan në skenën e ‘The Voice of Albania’  “Stole the show” nga Kygo dhe Parson James.  Kjo ishte mundësia e fundit për artistin Çollaku të tregonte vlerat e tij, por gjithashtu dhe për trajnerin Skënderaj, i cili gjatë gjithë kohëzgjatjes së edicionit, i ka dhënë mbështetjen e tij artistëve të skuadrës.

Tani i mbetet publikut të vendosë nëse Klinti duhet të jetë fituesi i ‘The Voice of Albania’.