Pas njoftimit se të gjithë fëmijët nga mosha 6 në 14 vjeç do të mund të shprehin talentin e tyre në ‘The Voice Kids’, kanë qenë të shumtë të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij programi. ‘The Voice Kids’ ka publikuar linkun e aplikimit online http://thevoice.top-channel.tv/5/index.php/kids/, ku ndodhet formulari në të cilin duhen plotësuar të dhënat e kërkuara.

Por, për ta bërë akoma më të thjeshtë mënyrën e aplikimit dhe për të bërë të mundur që secili nga të interesuarit të arrijë të depozitojë të dhënat e kërkuara, Ju mund të telefononi në numrin +355 67 20 133 13, ose në numrat e sekretarisë së Top Channel +355 4 2 253 177 dhe +355 69 20 80 500.

Në rastet kur ju keni vështirësi për të aplikuar, personat e kontaktit do t’ju sqarojnë se si duhet të veproni. Të dhënat bazë të cilat do të nevojiten janë si më poshtë:

Aplikantët duhet të jenë nga mosha 6 deri në 14 vjeç.

Emër Mbiemër

Ditëlindja

Vendlindja

Vendbanimi

Shkolla

Emri Mbiemri i prindit apo personit të autorizuar

Adresa e Email-it të prindit apo personit të autorizuar

Numri i telefonit të prindit apo personit të autorizuar

Një numër telefoni i një të afërmi tjetër

Ju këshillojmë që aplikimin ta kryeni nga kompjuteri. Në rast se hasni probleme teknike, ju lutemi të dërgoni informacionet e mësipërme me email në adresën thevoiceofalbania@top-channel.tv