‘The Voice of Albania’ ishte një udhëtim që zgjati 17 javë, me premierën në fund të Janar 2017, për çdo të premte, në ekranin e Top Channel. Por në fakt puna për të nisi që në gusht të 2016.

Për herë të parë, producenti ekzekutiv dhe prezantuesi Ledion Liço, katër trajnerët, asistent trajnerët dhe Fituesi, Klinti Çollaku, tregojnë të gjithë rrugëtimin e tyre me të gjitha prapaskenat.

Pamje ekskluzive të patransmetuara më parë, si edhe momentet më të bukura të sezonit më të suksesshëm të ‘The Voice’ deri më tani, në rrëfimet e protagonistëve.

Batutat me pikante, performancat më të paharrueshme, në një episod tip dokumentar të Edicionit të 6-të të ‘The Voice’.