Pak ditë më parë u bë publik lajmi se këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Albert Stanaj do të performonte në skenën e The Voice, në finalen e 19 majit.

Dhe kjo paska qenë mëse e vërtetë.

Para disa minutash, Stanaj ka publikuar në rrjetet sociale fotot e para të shkrepura në Tiranë. Fillimisht ka postuar në Snapchat një foto nga aeroporti dhe më pas në Instagram një foto nga dhoma e hotelit. “Welcome to Tirana”, – shkruan këngëtari në foton ku shfaqet i sapo dalë nga dushi.

Stanaj është një nga emrat e rinj në Hollywood që po korr goxha sukses, sidomos me këngën “Romantic” dhe ka tërhequr vëmendjen e yjeve si Chris Brown, Kim Kardashian, Jay Z etj.

Ne i urojmë Albert Stanaj-t një mirëseardhje të ngrohtë në Shqipëri! /Blitz.al/