Artisti i njohur i hiteve verore vjen në Shqipëri.

Mohombi, artisti i mirënjohur me famë ndërkombëtare do të ngjitet të premten, në skenën e ‘The Voice of Albania’.

Ai është këngëtar, balerin dhe tekstshkrues. Debutimi i tij i parë, ishte me materialin muzikor ‘Bumpy-Ride’, i cili në një hark të shkurtër kohor, u kthye në një hit botëror. Pas prezantimit të parë, artisti vazhdoi të publikonte këngë dhe bashkëpunime të tjera, të cilat gjithmonë pëlqehen nga publiku. ‘Coconut tree’ dhe ‘Suavemente’ janë dy prej bashkëpunimeve të tij më të suksesshme, të cilat qëndruan për muaj me radhë në majat e klasifikimeve botërore.

Artisti do të ngjitet në skenën e ‘The Voice of Albania’ për të performuar disa nga këngët e tij më të njohura, ndër të cilat do të jenë ‘I need your love’, ‘Kiss kiss’, ‘Coconut tree dhe ‘Bumpy Ride’.