Mbrëmja finale e spektaklit, largoi me anë të televotimit dy artistët më pak të votuar. Anxhela dhe Lisi u larguan nga gara pas përfundimit të pjesës së parë të televotimit. Artistët kanë qenë ndër më të preferuarit e ndjekësve dhe televotuesve, të cilët me mbështetjen e tyre i sollën deri në Finalen e Madhe të spektaklit.

Gara vazhdon të mbetet e hapur mes dy artistëve të tjerë, Klintit dhe Lidias, të cilët pas pak do të performojnë me trajnerët e tyre në skenë. Cili do të rrëmbejë kupën e edicionit të gjashtë të ‘The Voice of Albania’?

Votoni për dy artistët e mbetur në garë në 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova. Gara ende nuk ka përfunduar!