‘The Voice of Albania’ ka qenë aktive në Mediat Sociale nëpërmjet sondazheve në Facebook, Instagram dhe Website, si edhe klikimeve të videove në YouTube, gjatë gjithë edicionit të gjashtë.

‘The Voice Room’ do të jetë LIVE gjatë gjithë mbrëmjes, në faqen zyrtare të ‘The Voice of Albania’ në Facebook, ku Fjoralba Ponari do të mirëpresë konkurrentët, ndihmëstrajnerët, të ftuarit, për të komentuar performancat e artistëve, të cilët arritën të sigurojnë një vend në Finalen e Madhe.