Kantautori i mirënjohur shqiptar Alban Skënderaj më 1 qershor do të mbajë një koncert në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se në koncert do të këndojë edhe Klinti, fituesi i “The Voice of Albania”.

Alban Skënderaj ishte trajneri i talentit muzikor në spektaklin që u transmetua në Top Channel.

Në postimin e shoqëruar me fotografi Albani shkruan: “Me që ra fjala, keni dëshirë ta degjoni Klintin duke performuar në koncertin e datës 1 në Prishtinë?”/a.k/noa.al/