Një ndër grupet më të njohura dhe më të dashura të shqiptarëve, pas vitesh shkëputje u rikthyen për të performuar së bashku në skenën e ‘The Voice of Albania’. Real Njo, Dj Blunt, BimBimma dhe Egren Berisha sollën në skenë këngët e tyre hit në një kolazh. ‘Pare si Thaçi, pare si Rama’, ‘Suzi’, ‘Afrim Roboti’ dhe ‘Shqipet Nalt’. Edicionit të gjashtë të spektaklit i kishte munguar një rrymë muzikore e tillë dhe pikërisht në mbrëmjen finale, artistët ndryshuan totalisht atmosferën duke i dhënë spektaklit diçka të re.

‘The Voice of Albania’ falenderon artistët për performancën fantastike që dhuruan.