Anxhela Elmazi, artistja e cila përfaqëson dhe trajneren Besa në finalen e ‘The Voice’, u ngjit në skenë dhe performoi “The show must go on” nga Queen. Një ndër karakteristikat e saj, e cila është vënë re që në fazën e ‘Audicioneve të Fshehura’ është fuqia dhe energjia që e karakterizon.

Nëse dëshironi që Anxhela të jetë fituesja e këtij edicioni, votoni në numrat 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova.