Artisti me famë ndërkombëtare Mohombi përfundon performancën e tij në skenën e ‘The Voice of Albania’.

Këngët të cilat ai solli në skenë ishin “I need your love”, “Kiss Kiss”, “Coconut tree” dhe “Bumpy Ride”. Super hitet e artistit të cilat njihen botërisht , ngritën në këmbë publikun në sallë të cilët kënduan dhe kërcyen duke u argëtuar pa masë.

Performanca e tij u shoqërua nga  trupa e baletit të Top Channel, por jo vetëm. Me kitarrë në dorë, ashtu si në mbrëmjen e parë të audicioneve të fshehura, Jona Pepkolaj, konkurrentja që provoi e para emocionet e  këtij spektakli, u kthye sërish në skenë, duke marrë me vete një tjetër kujtim të paharrueshëm.

‘The Voice of Albania’ falenderon artistin  që u bë pjesë e mbrëmjes më të rëndësishme të spektaklit.