‘The Voice of Albania’ është një garë mes talenteve! Atyre prej vërteti! Një shfaqje ku gjithçka ka të bëjë me zërin, ku vend ka veç për më të mirët! Zërat më të mirë përballen mes tyre në skenën nga ku do të lindë ylli i ri shqiptar e kërkimi i tij është thelbi i kësaj shfaqje.

Përzgjedhja nis para se të shfaqen në televizion, sepse ekrani është i shenjtë e në këtë spektakël, atë e meritojnë veç më të mirët! Katër emra në zë të skenës, artistë shumëdimensional e shumë të sukseshëm janë trajnerët që i zgjedhin garuesit që në nisje të spektaklit. Ata dëgjojnë zërat dhe zgjedhin më të mirët! Cilësia e zërit është fjala kyçe! Në ekran, paraqitja e parë është spektakolare, janë audicionet e fshehura, një mënyrë kaq e veçantë përzgjedhjeje, ku siç e thotë vetë emri, zgjedhjet i vendos zëri… qindra këndojnë e dëgjohen pa u ndikuar nga asgjë, si janë, si duken, si performojnë…vetëm zëri! Ai është kriteri i shfaqjes sonë!

E kur zëri godet, depërton, emocionon… karrigia kthehet e trajneri zgjedh! Ai e do këtë zë, sepse ai do të fitojë… ky zë mund të jetë në finale e pse jo, ai mund të jetë zëri i shqiptarëve!

Nga ky çast, të gjithë ne i njohim konkurentët, i shohim garë pas gare, i dëgjojmë të këndojnë, të shfaqin më të mirën e tyre, të perfeksionohen pas çdo daljeje… ose ta humbin mundësinë për t’i shkuar shfaqjes deri në fund.

Publiku i do ata të gjithë… ndonjërin edhe më shumë, e prandaj kërkon të dijë, do t’i njohë, të mësojë më shumë kush janë ata e pse zgjodhën të jenë në këtë garë.
Publiku do të dëgjojë si këndojnë ata, e si do t’i vlerësojë trajneri… do të ndjekë hap pas hapi këtë proçes seleksionimi e maturimi, do të emocionohet, të gëzojë e të përlotet me tinguj që përcjellin zërat e rinj. Prandaj ndjek çdo dalje në ekran, lexon ç’ka mediat thonë, vlerëson për mirë a keq secilin prej tyre dhe zgjedh atë që pëlqen më shumë, e mbështet dhe emocionohet bashkë me të e në fund… voton për të, sepse ai e meriton të jetë i pari.

Është spektakli i zërit, atij më të mirit! Është shfaqja e të gjithëve që nga ekrani duan emocione të bukura, garë të vërtetë, fitues brilantë!

 

CREDITS

Prezanton:
Ledion Liço

Trajnerë:
Alban Skënderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi

Producentë Ekzekutiv:
Ledion Liço, Bora Baxhaku, Ergys Lubonja, Alban Male

Kryeredaktore:
Bora Baxhaku

Regjisor:
Ergys Lubonja

Drejtor Artistik:
Alban Male

V-Room Reporter:
Fjoralba Ponari

Menaxhere e Produksionit:
Eurilda Dhame

Redaktore:
Manjola Lloja

Vocal Coach:
Kamela Islamaj
Merland Kademi

Skenograf:
Endri Selmani

Asistente Produksioni:
Ina Llakaj

Organizator:
Orgeta Muçaj
Ilir Elezaj

Koordinatore Web:
Klara Sinjari
Lidia Mema

Web Video / Foto:
Artemis Hajdini

Postproduksion:
Silva Babaramo

Design/Promo:
Rezart Gurashi