Për të plotësuar formularin e aplikimit për të marrë pjesë në The Voice Kids, të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë faqen e internetit http://thevoice.top-channel.tv/5/index.php/kids/, ku do të gjejnë formularin, të cilin duhet ta plotësojnë me të dhënat përkatëse.

Mosha e lejuar për aplikantët duhet të jenë nga 6 deri në 14 vjeç. Të dhënat e prindit apo të një personi të autorizuar janë të detyrueshme.

Në mënyrë që procesi i aplikimit të realizohet dhe të ketë vlefshmëri, ju duhet të plotësoni të gjitha fushat e formularit, të ngarkoni foton tuaj si dhe materialet audio në formatin e kërkuar.

Ju këshillojmë që aplikimin ta kryeni nga kompjuteri.
Në rast se hasni probleme teknike, ju lutemi të dërgoni informacionet e kërkuara me email tek TheVoiceofAlbania@top-channel.tv.