Shqiptari me famë ndërkombëtare STANAJ është  artisti i fundit, i cili performon në skenën e spektaklit për këtë edicion.

STANAJ solli dy hitet e tij “Romantic” dhe “Ain’t love strange”. Performanca e tij solo duke shoqëruar veten në piano  ishte magjike. Menjëherë pas intervistës me Ledion Liçon, ai  performoi sërish LIVE “Ain’t love strange”, duke na bërë të harrojmë për pak çaste tensionin e televotimit dhe faktin se pas pak do të zbulohet emri i fituesit të ‘The Voice of Albania’.