Në këto ditë udhëtimesh, në kërkim të zërit më të mirë, për fëmijë për këtë edicion të ‘The Voice Kids’, Vocal Coach-ët kanë mundur të zbulojnë një larmi zërash.

Rrugëtimi ka nisur në Tiranë, për të vazhduar më pas në Vlorë, Prishtinë, Korçë, duke e mbyllur për momentin fazën e kërkimit, në qytetin e Shkodrës. Megjithëse datat kanë qenë të publikuara për shumë kohë në mediat sociale dhe në televizionin Top Channel, ne duam që të gjithë fëmijët e moshës nga 6 deri në 14 vjeç, të kenë mundësinë të provojnë talentin e tyre.

Për këtë arsye, kemi vendosur që pas audicioneve të deritanishme, të organizojmë edhe një audicion të fundit, i cili do të zhvillohet përsëri në qytetin e Tiranës, më datë 14 Tetor. Në këtë mënyrë, të gjithë fëmjët apo prindërit që nuk kanë mundur të informohen në kohë për datat, ose e kanë pasur të pamundur paraqitjen në këto ditë, do të kenë një mundësi të fundit për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’.