Rrugëtimit të “The Voice Kids” nëpër qytete i erdhi fundi. Në këto ditë udhëtimesh, në kërkim të zërit më të mirë, janë spikatur shumë talente të vegjël që kanë tërhequr vëmendjen e jurisë jo vetëm me zërin por edhe me stilin e tyre të veçantë.

Audicioni i dytë i Tiranës, është mundësia e fundit për t’u bërë pjesë e ëndrrës së madhe të “The Voice Kids”. Ky është shansi final që synon t’i japë mundësinë të gjithë fëmijëve që nuk kanë mundur deri tani, të vijnë dhe të tregojnë talentin e tyre.

E veçanta e këtij audicioni është diversiteti gjeografik i pjesëmarrësve që do të mblidhen nga treva të ndryshme në një epiqendër dhe plot emocion do të këndojnë para panelit.

Audicioni i dytë dhe i fundit do të mbahet në Tiranë më 29 Qershor prej orës 11:00 tek Piramida. Mos e humbisni mundësinë për t’ju bashkuar “The Voice Kids 3”!