Emrat e tyre janë mjaft të njohur për publikun. Kamela Islamaj dhe Genti Myftaraj do të jenë sërish Vocal Coach në këtë sezon të ‘The Voice Kids’, ndërsa Kejsi Tola i bashkohet për herë të parë stafit të ‘The Voice’.

Kamela, e njohur për zërin e saj të veçantë, është Vocal Coach në ‘The Voice of Albania’ që prej sezonit të parë. Ajo s’mund të mos ishte pjesë e stafit edhe në ‘The Voice Kids’ (lexo më tepër këtu). Ndërkohë, Genti, një emër mjaft i njohur në fushën e muzikës iu bashkua stafit të ‘The Voice of Albania’ sezonin e kaluar (lexo më tepër këtu). Kejsin, publiku e njeh që në moshë fare të re, për sukseset e saj të njëpasnjëshme. Me Kejsin plotësohet edhe treshja e Vocal Coach-ëve të sezonit të ri të ‘The Voice Kids’ (lexo më tepër këtu).

Ata janë përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit të ‘The Voice Kids’, të cilët do të ndihmojnë në përgatitjen e konkurrentëve të vegjël që do të vazhdojnë të jetojnë këtë aventurë.