Sot janë fëmijët e Shkodrës ata që kanë mundësinë të vijnë për të provuar zërin e tyre. A do të jetë në Shkodër zëri më i bukur i Shqipërisë?!

Këtë herë fëmijët e Shkodrës kanë rastin të provojnë veten dhe të konkurrojnë për një mundësi edhe më të madhe. ‘The Voice Kids’ është spektakli më i madh në vend për sa i përket talenteve, ku fëmijët mund të realizojnë ëndrrën e tyre. Nuk do shumë për të kuptuar etjen e tyre për diçka të tillë, pasi dëshira dhe pasioni ju lexohet në shkëlqimin e syve.

Sot, prej orës 11:00 kemi pritur në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, të gjithë fëmijët nga 6 deri 14 vjeç. Skena e ‘The Voice Kids’ është për ju!