‘The Voice Kids’ ka publikuar këto kohë Janarin si muajin e fillimit të spektaklit të shumëpritur. Data e fillimit të sezonit të ri të ‘The Voice Kids’ në ekranin e Top Channel ende nuk është bërë e ditur, por ajo që produksioni zbulon së fundmi është data e regjistrimit të Audicioneve të Fshehura.

‘The Voice Kids’ i jep mundësinë publikut të ndjekë nga afër këtë spektakël dhe fton të gjithë ata që kanë dëshirë të ndjekin këtë talent-show live, të paraqiten në studiot e Top Channel. Të interesuarit do të kenë mundësinë të shohin të parët skenën e pazbuluar ende për ndjekësit e ekranit, të njohin nga afër trajnerët, të përjetojnë emocionet e talenteve dhe të zbulojnë në kohë reale për cilët konkurrentë do të shtypet butoni i kuq.

Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij talent-show. Audicionet e Fshehura zhvillohen ditën e Premte, datë 8 Dhjetor, në orën 13:30, pranë studiove të Top Channel.