Sot të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ ishin Aleksandër dhe Renis Gjoka, dy trajnerët të cilët do të jenë pjesë e spektaklit ‘The Voice Kids’.

Ata do të shfaqen në ekran siç nuk e kishin menduar kurrë më parë. Një dyshe e kombinuar që do të duhet të marrë një vendim të vetëm. Pavarësisht se nuk do të jetë e thjeshtë, atyre do t’u duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, gjë të cilën e kanë bërë lehtësisht deri tani për arsye të lidhjes së tyre xhaxha-nip.

Aleksandër dhe Renis Gjoka kanë folur mbi reagimet e tyre në momentin që ju propozua të jenë pjesë e ‘The Voice Kids’. Aleksandri shpreh se do ta ketë të vështirë me fëmijët, sidomos në rastet kur do duhet të thojë ‘Jo’, ndërsa Renisi shprehet se gjithçka mbetet për t’u parë, por përshtypja e tij është se do të jenë në një mendje. Megjithatë, Aleksandri dhe Renisi do të vendosen ndonjëherë edhe përballë faktit që mund të mos bien dakort. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që të debatojnë për zgjedhjet e tyre, madje mendojnë se do të kenë mjaft raste ku nuk do të jenë dakort, pasi shpesh kanë shije të ndryshme.

Kuriozë se si do të sillej Renisi para fëmijëve, moderatorët e ‘Wake Up’ e pyesin për marrëdhënien e tij me të vegjlit dhe ai tregon se ata e duan dhe e afrojnë shumë.
Oriela Nebiaj, Eno Popi dhe Isli Islami kishin përgatitur disa tekste këngësh nga të cilat lexuan disa rreshta, vazhdimin e të cilave duhet ta gjenin dy të ftuarit, duke krijuar kështu atmosferën e një loje.

Në mbyllje të emisionit, moderatorët njoftojnë se shumë shpejt në studion e ‘Wake Up’ do të jetë e ftuar edhe Miriam Cani, duke i dhënë kështu publikut mundësinë për t’u njohur më nga afër me të.

Për të ndjekur intervistën e plotë mund të klikoni videon më poshtë: