Ata janë dy, por drejtojnë të njëjtën skuadër. Aleksandër e Renis Gjoka kanë bërë zgjedhjen e tyre për të shpëtuar artistet që ata mendojnë të vijojnë më tej garën, duke i shpëtuar nga televotimi.

Sara dhe Frensis kanë qenë dy konkurrentet e shpëtuara, ndërsa gjithçka do të vendoset nga televotimi për 4 vajzat e tjera.

Frensi siguroi gjysmëfinalen me ‘Believer’ nga Imagine Dragons, performanca e të cilës ishte shumë e saktë dhe perfekte për të nisur një mbrëmje të tillë. Ndërkohë që Sara performoi këngën ‘Cryin’, duke i sjellë publikut një nga versionet më të bukura të kësaj kënge.