Për të na rrëfyer momentet e saj më të bukura nga eksperienca në “The Voice Kids” nuk mund të mos mungonte edhe fituesja e këtij edicioni, Altea.

Artistja e cila u shpreh se mori vendimin e duhur për tu bërë pjesë e skuadrës Gjoka zbuloi se nëse do të mundej, do të kthehej pas në kohë për të përjetuar edhe një herë të gjithë rrugëtimin e saj në këtë spektakël.

E pyetur nga Dojna se çfarë do të mbajë mend nga “The Voice Kids”, Altea tregoi se e ka shumë të vështirë të përzgjedhë mes kujtimeve që ka krijuar pasi i gjithë rrugëtimi i saj ishte i veçantë, i mbushur me mësime, emocione dhe momente argëtuese mes konkurretëve të tjerë dhe trajnerëve.