Ana, ka magjepsur publikun që në daljen e saj të parë në Audicionet e Fshehura. Një fëmijë i talentuar që rrëmbeu zemrat e publikut.

Sot tregoi një anë tjetër të talentit të saj. Performanca ishte e shoqëruar në piano, nga vetë artistja e vogël.

Këtë herë ajo erdhi ëmbël me një këngë të Alban Skënderajt, por njëkohësisht tregoi zërin e saj potent.