Ana, një nga talentet më të spikatura në këtë edicion të The Voice Kids u bë e dashur për publikun pas performancës së saj në Audicionet e Fshehura ku këndoi ‘Evil Like me’. Një performancë nga më të klikuarat në yotube.

Beteja e Anës ishte përballë dy vajzave të tjera super të talentuara, si Aulona dhe Klaudia. Të treja sollën këngën e famshme “ When you Believe” me po aq force dhe emocion sa dhe divat e muzikës botërore që e kanë kënduar.

Sot Ana këndoi “ Zero to Hero” nga filmi i animuar Hercules . Edhe këtë herë Ana jo vetëm këndoi por u fut në rolin e personazheve të këngës duke treguar përsëri talentin e saj të padiskutueshëm.