Ana ka një ‘background’ të larmishëm në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në Audicionet e Fshehura, të gjithë trajnerët shtypën butonat për të kthyer karriget e tyre dhe luftuan për të bërë Anën pjesë të skuadrave të tyre. Edhe pse e shtypi butonin e fundit, Miriami e cilësoi zërin e Anës si të parezistueshëm. Nga krahu tjetër as Ana, nuk e mohoi dëshirën e saj për t’u bërë pjesë e Skuadrës Miriam.

Në Beteja ajo arriti të triumfojë në përballjen me Klaudian dhe Aulonën në interpretimin e këngës “When you believe”. Edhe pse të treja vajzat performuan në mënyrë të shkëlqyer, Miriami zgjodhi Anën për në Netët Live.