“The Voice Kids 3” u shoqërua me ndryshime të mëdha. Fillimisht publiku mësoi se ky sezon nuk do të moderohej nga Ledion Liço, por Dojna Mema.

Po kështu, largimi i trajneres Eneda Tarifa u shoqërua me ardhjen në vendin e saj të Arilena Arës, e cila do t’i bashkohej jurisë së Aleksandër Gjokës, Renis Gjokës dhe Miriam Canit.

E meqë Dojna po prezanton formatin në fjalë, dikush duhet të sigurohet për përcjelljen e emocioneve pas skenës, në fazën e netëve live.

Pak orë më parë, në faqen zyrtare të “Voice of Albania” u njoftua se këtë vit “V- Reporter” i edicionit të tretë të spektaklit, në vendin e Dojnës do të jetë Flori Gjini.

Me Gjinin u njohëm pikë së pari në “Pushime on Top” përkrah Ori Nebijajt, ndërkohë që aktualisht po moderon edhe në “E diell” (rubrika “Escape”) si dhe në “Klubi i Mëngjesit”.