Alesja

Alesja është 14-vjeçe dhe jeton në Tiranë me gjyshen e saj me të cilën është shumë e lidhur. Ajo kujdeset shumë për të dhe mbështetjen më të madhe për të qënë pjesë  e “The Voice” e ka marrë prej saj.  Alesja ka kënduar në disa aktivitete të organizuara nga shkolla por asnjëherë në një skenë të vërtetë. Këtë vit, prindërit vendosën ta shoqëronin dhe t’i realizonin dëshirën më të madhe. Pasionet e saj janë kërcimi dhe vizatimi të cilat i praktikon vetëm në shtëpi. Në Audicionet e Fshehura, Alesja u shfaq me këngën “Skinny Love” dhe arriti të kthejë karriget e Arilenës dhe Gjokave.