Altea

Altea është 11-vjeçe. Ajo ka jetuar për disa vite në SH.B.A me familjen e saj dhe së fundmi janë rikthyer në Tiranë. Ka qenë shumë e vogël kur prindërit e saj e kuptuan se ka talent në të kënduar, për këtë arsye ka marrë edhe disa leksione në kanto. Di të luajë edhe në piano. Altea është shumë e lidhur me gjyshin e saj arkeolog dhe prej tij i pëlqen shumë edhe historia. Pasionet e saj janë piktura, noti dhe udhëtimet. Në të ardhmen ajo dëshiron të bëhet mjeke ose këngëtare. Në Audicionet e Fshehura Altea arriti të kthejë të gjithë trajnerët duke performuar këngën “Rise Up” të Andra Day. Altea arriti të kalojë me sukses Betejat ku u përball me dy konkurrente të tjera, Deonën dhe Entelën! Ajo gjithashtu kaloi me sukses këtë fazë duke u bërë pjesë e Gjysmëfinales.