Anisa Sh

Anisa është 14-vjeçe dhe jeton në Ferizaj. Ajo ka 5 vite që këndon dhe ndjek shkollën e muzikës për flaut. Ka qenë pjesë e çdo aktiviteti muzikor të organizuar në Kosovë dhe i pëlqen të marrë pjesë dhe në festivale që zhvillohen në rajon. Ajo që e shoqëron kudo dhe e mbështet në çdo hap të saj është mami, por për aktivitetet Anisa ka edhe një manaxhere që kuron çdo detaj. Ëndrra më e madhe është të përfaqësojë Kosovën në vende të ndryshme të botës. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “I Wanna Dance With Somebody” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena. Anisa fitoi Betejën kundrejt Violetës dhe Sofikës të cilat performuan me këngën “I’ll Never Love Again”.