Anisa G

Anisa jeton në Kukës dhe është 12-vjeç. Prindërit e saj kanë qenë shtysa më e madhe që Anisa të vinte për të konkurruar në “The Voice Kids”. Anisa është shoqje e ngushtë me Alisjan (konkurrente e skuadrës Gjoka) si dhe me Danielën, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar. Pasioni i saj është volejbolli dhe e ushtron këtë sport në qytetin e saj. Në Audicionet e Fshehura ajo u paraqit me këngën “Friends” të Marshmallo dhe Anne Marie që bëri të ktheheshin dy nga tre karriget, ajo e Miriamit dhe e Gjokave. Anisa kaloi me sukses edhe Betejat ku ishte përballë Neartit dhe Ëmbës me këngën “Good Luck”. Në Netët Live ajo ishte përzgjedhja e Miriamit për në Gjysmëfinale. Gjatë kësaj mbrëmjeje Anisa performoi me këngën “How Will I Know” ndërsa në duet këndoi me Erzën.