Antonella

Antonella është 10-vjeçe dhe ka lindur në Bari të Italisë. Ajo ka filluar të këndojë para 2 vitesh fare rastësisht dhe që nga ai moment është dashuruar me muzikën. Krahas këndimit një pasion tjetër i saji është edhe kërcimi . Antonella thotë se në Itali nuk ka spektakle të tilla kaq të mëdha prandaj “The Voice Kids” në Shqipëri për të është një mundësi shumë e mirë për të provuar veten. Në Audicionet e Fshehura, Antonella këndoi këngën “Outta Love” duke kthyer karriget e Gjokave dhe Miriamit.