Arjola

Arjola është 14-vjeç. Ka lindur në Greqi por së bashku me familjen janë kthyer në Tiranë para disa vitesh. Ajo këndon prej shumë kohësh dhe shpeshherë ushtrohet në shtëpi bashkë me motrat e saj. Motra e madhe i bie kitarrës dhe të dyja kanë krijuar shumë ‘cover-a’ të cilat i kanë publikuar në YouTube. Motra e vogël e Arjolës është Anabel, e cila fatkeqësisht nuk i kaloi Audicionet e Fshehura. Këngëtarja e saj e preferuar është Dua Lipa. Në Audicionet e Fshehura Arjola arriti të kthejë karrigen e Arilenës duke performuar këngën “Black Widow”.