Blinera

Blinera është 11-vjeçe dhe jeton në Fushë Kosovë me prindërit dhe vëllain binjak. Ajo ka rreth 2 vite që merret me muzikë dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme muzikore që zhvillon shkolla apo qyteti i saj. Blinera ndjek edhe një kurs pianoje.Pasioni i saj më i madh është baleti klasik që e ushtron edhe në kurs. “The Voice Kids” për të është një mundësi e mirë për të provuar veten. Në Audicionet e Fshehura, Blinera performoi këngën “Rise Lika a Phoenix” për të cilën shtypën butonat Miriami dhe Gjokat.  Blinera u përzgjodh nga trajnerja për të shkuar në Netët Live. Beteja e saj ishte mes Gazmendës dhe Samantës të cilat emocionuan publikun me performancën e këngës “Qaj”.