Deona

Deona është 14-vjeçe dhe jeton me familjen në Tiranë. Ajo është shumë e lidhur me mamin, me të cilën ndan çdo gjë. Ishte pikërisht mami ajo që e nxiti të marrë pjesë në “The Voice Kids” dhe e mbështeti që me nisjen e audicioneve. Deona është shumë sociale. Një ndër arsyet sepse dëshiron të jetë pjesë e spektaklit është që të krijojë sa më shumë shoqëri. Ajo këndon prej kohësh, luan kitarrë madje e shoqëron edhe veten kur këndon. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “River” për të cilën u kthyen Gjokat.