Don

Doni është 10-vjeç dhe për herë të parë ka kënduar në moshën 6-vjeçare. Ai ndjek shkollën e muzikës për piano në Prishtinë dhe talentin në të kënduar e ka trashëguar nga e ëma, këngëtarja e njohur Fitnete Tuda. Futbolli është pasioni tjetër i tij që e ushtron sa herë ka kohë të lirë. Këngëtaret e preferuara janë Rita Ora dhe Dua Lipa. Në Audicionet e Fshehura Doni këndoi këngën e famshme të mamasë së tij “Shi Bie në Tiranë” duke kthyer karrigen e skuadrës Gjoka.