Elma

Elma është 9-vjeç. Ajo jeton ne Durrës dhe vetëm një vit më parë kuptoi se kishte talent në të kënduar. Në të ardhmen jo vetëm që dëshiron të bëhet një këngëtare e madhe por gjithashtu  ëndërron të bëhet edhe një fotomodele e suksesshme. Si e tillë, gjithmonë kujdeset që të ushqehet shëndetshëm. Në kohën e lirë pëlqen të bëjë xhiro me biçikletë dhe të lundrojë në Instagram ku duhet theksuar se zgjedh për të publikuar fotografi të kuruara dhe me cilësi të mirë. Gjatë Audicioneve të Fshehura ajo u paraqit me këngën “Fell In Love with an Alien” nga Kelly Family. Elma arriti të kthejë karrigen e Miriamit dhe të Gjokave.