Enea

Enea është 11-vjeçe dhe jeton në Prishtinë. Vjen nga një familje muzikantësh dhe ka 6 vite që këndon. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore dhe festivale në Kosovë. Enea ka marrë edhe çmime për vokalin e saj gjithashtu ka fituar edhe olimpiadën e matematikës. Luan në piano dhe ëndrra më e madhe e saj është të bëhet një këngëtare e njohur. Performanca e saj në Audicionet e Fshehura me “Dangerous Woman” të Ariana Grande bëri që të kthehet skuadra Gjoka.