Enkela

Enkela është 12-vjeçe dhe vjen nga Lezha. Talentin në të kënduar ajo e ka trashëguar nga babai i saj i cili dikur ka qenë këngëtar. Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete të ndryshme muzikore në Lezhë ndërsa në festivalin “Zërat Magjik” është vlerësuar me çmimin e tretë. Në “The Voice Kids” ajo ka ardhur së bashku me motrën e saj më të madhe Feride (konkurrente e skuadrës Gjoka). Ashtu si motra e saj edhe Enkela në Audicionet e Fshehura këndoi një këngë të Elvana Gjatës, “Më Fal” që fitoi zemrën e Miriamit.