Entela

Entela është 13-vjeçe dhe vjen nga Fieri. Ajo ka rreth 1 viti e gjysmë që merret me muzikë dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete të Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Pëlqen shumë të krijojë e të recitojë poezi madje ka marrë çmimin e tretë në konkursin e Fjalës Artistike. Në vitin 2016 ajo është shpallur edhe Miss Fieri për fëmijë. Në të ardhmen Entela dëshiron të bëhet këngëtare ose doktoreshë. Në skenën e Audicioneve të Fshehura, Entela arriti të kthejë karriget e skuadrës Gjoka dhe Arilenës duke performuar këngën “Runnin'”.