Ermal

Ermali është 11-vjeç dhe jeton ne Prizren. Ai është shumë i njohur në qytetin e tij dhe perveç fansave ka dhe shumë ndjekës në Instagram. Ermali ka një vëlla 14 vjeç i cili këndon dhe luan në kitarrë. Ata shkojnë gjithmonë bashkë në aktivitete, por këtë herë Ermali konkurron i vetëm, pasi vëllai vendosi ta shoqëronte si kitarrist i performancës së tij. Talentin në muzikë e ka të trashëguar nga babi, i cili është këngëtar i njohur ne Prizren. Ermali arriti të kthejë karriget e të gjithë trajnerëve duke performuar këngën e Wiz Khalifa e Charlie Puth, “See You Again”. Ermali kalon me sukses Betejën përballë Markusit dhe Gledisit!