Feride

Feride është 14-vjeçe dhe vjen nga Lezha. Ka rreth 8 vite që këndon dhe i pëlqen shumë të bëhet këngëtare. Ajo ka marrë pjesë në festivalin “Zërat Magjik” në qytetin e saj ku është vlerësuar me çmimin e parë. Feridja nuk mungon në asnjë aktivitet shkollor kur bëhet fjalë për muzikë. Një pasion tjetër i saji është vizatimi. Në “The Voice Kids” ajo ka ardhur bashkë me motrën e saj të vogël Enkela (konkurrente e skuadrës Miriam). Në Audicionet e Fshehura Feride këndoi këngën e Elvana Gjatës “Dhe Zemra Ndal” duke kthyer karrigen e Gjokave.