Gazmenda

Gazmenda është 14-vjeçe dhe beson se talentin në të kënduar e ka të trashëguar nga mami pasi edhe ajo këndonte kur ishte e vogël. Ajo jeton me mamin, motrën 13-vjeçe dhe gjyshërit nga mami. I dashuron shumë kafshët, natyrën dhe pikturën. Në kohën e lirë pikturon, këndon dhe shkruan. Momenti më i bukur për të ishte kur mori çmimin e parë në Festivalin e Kurbinit. Një nga ëndrrat e saj më të mëdha është të jetë pjesë rrugëtimit të “The Voice Kids”. Gazmenda u shfaq në Audicionet e Fshehura me këngën “Ëndërr” nga Marjana Bregu dhe për të u shtypën të 3 butonat.