Iris

Irisi është 12-vjeçe, ka lindur në Itali por është zhvendosur tek gjyshërit të cilët jetojnë në Elbasan kur ishte fare e vogël. Irisi ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Elbasan, Maqedoni dhe Shkodër ku ka fituar çmimin e parë. Pasionet e saj janë kërcimi, aktrimi dhe futbolli. Në Audicionet e Fshehura u paraqit më këngën e Amy Winehouse “You Know I’m No Good” për të cilën u kthyen menjëherë karriget e të gjithë trajnerëve.