Isea

Isea është 10-vjeçe dhe jeton në Tiranë me mamanë e saj. Pasionin për të kënduar e ka trashëguar nga prindërit dhe deri tani ka kënduar 5 herë në shfaqjet e Teatrit Kombëtar. Eksperienca më e bukur deri tani për të ka qenë pjesëmarrja në një musical të titulluar “Les Miserables”. Krahas këndimit asaj i pëlqen shumë edhe aktrimi. Performanca potente e saj me këngën “Stone Cold” bëri që të gjithë trajnerët të shtypin butonin e kuq për të. Isea u përzgjodh për  në Netët Live pas Betejës me Donin dhe Sara T. Falë votave të publikut, Isea arrin të kalojë Netë Live duke u kualifikuar në finale.