Kejvi

Kejvi është 14-vjeç dhe jeton në Tiranë. Këndon prej 7 vitesh, e përveç muzikës I pëlqen shumë aktrimi dhe fotografia. Në kohën e lirë pëlqen të shkrepë foto të ndryshme me aparatin e tij fotografik. Ai është i vendosur që gjithmonë do të ndjekë rrugën e artit. Kejvi ka ardhur në “The Voice Kids” së bashku me shoqen e tij Lauran (konkurrente e skuadres Arilena) të cilën e ka nxitur të aplikonte për në spektakël. Në Audicionet e Fshehura falë performancës me këngën “Lovely” arrti të kthejë karriget e skuadrës Gjoka dhe atë të Miriam Canit. Kejvi kaloi me sukses fazën e Betejave ku ishte në sfidë mes Alesjas dhe Kadas. Të gjithë ata performuan në skenë me këngën “Shallow”.