Kristel

Kristel është 10-vjeçe dhe jeton në qytetin e Durrësit me familjen e saj. Ajo ka 5 vite që merret me muzikë dhe ka kënduar në festivale të ndryshme të organizuara nga shkolla e saj. Thotë se talentin në të kënduar e ka trashëguar nga babi pasi ai shkruante këngë për mamin kur ishin të rinj. Kristel është tejet e angazhuar në aktivitetet që zhvillohen për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Ëndrra e saj më e madhe është të jetë pjesë e “The Voice Kids”. Në Audicionet e Fshehura ajo performoi me këngën “Crazy” duke kthyer karrigen e Gjokave dhe Arilenës.