Laura

Laura është 14-vjeç dhe vjen nga Tirana. Ka rreth 7 vite që merret me muzikë pasi ndjek një kurs për piano. Ajo ka kënduar edhe në aktivitete shkollore të cilat i pëlqen shumë. Sportet e saj të preferuara janë basketbolli dhe volejbolli. Në të ardhmen dëshiron të bëhet një kirurge e zonja. Erdhi në “The Voice Kids” pasi shoku i saj i ngushtë Kejvi (konkurrent i skuadrës Gjoka) e nxiti që ta provonte bashkë me të këtë përvojë. Pasioni i saj më i madh janë udhëtimet. Në Audicionet e Fshehura, Laura u shfaq me këngën “Bad At Love” për të cilën shtypi butonin Arilena Ara.