Majsela

Majsela është 13-vjeçe jeton në Strugë dhe vjen nga një familje muzikantësh. Ai që e mbështet më shumë në rrugëtimin e saj për tu bërë një artiste e madhe është babai, këngëtari Selami Kolonja. Majsela ka 5 vite që ushtrohet dhe ndjek shkollën e muzikës. Ajo gjithashtu luan piano dhe violinë. Pëlqen shumë pikturën dhe kërcimin. Ka vendosur të konkurrojë në “The Voice Kids” pasi dëshiron të provojë talentin e saj në të kënduar. Në skenën e Audicioneve të Fshehura ajo u paraqit me këngën “Unforgettable” duke bërë për vete Miriam Canin.