Maria

Maria është 13-vjeçe dhe vjen nga Shënkolli. Talentin e saj në të kënduar e ka spikatur babai që kur ajo ishte shumë e vogël.  E gjithë familja e saj e ka mbështetur të konkurrojë , por babi dhe vëllezërit e kanë ndihmuar që të kapërcejë frikën dhe emocionet. Në kohën e lirë Maria luan lojra të ndryshme sportive me vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Në Audicionet e Fshehura ajo këndoi këngën “Your Song” duke bërë që të ktheheshin Gjokat dhe Miriami.