Markus

Markus është 11-vjeç dhe vjen nga Tirana. Ai është një nxënës i shkëlqyer dhe përveç studimeve ndjek edhe aktivitete të tjera muzikore në shkollën e tij. Sporti i tij i parapëlqyer është karateja të cilën ka 4 vite që e ushtron. Di përmendësh çdo gjë që ka ndodhur në edicionin e dytë të “The Voice Kids 2” dhe ka ardhur të konkurrojë pasi do të provojë veten. I pëlqen shumë vizatimi, kafshët dhe është fans i zjarrtë i ekipit të futbollit K.F Tirana. Në Audicionet e Fshehura Markusi këndoi me shumë emocion këngën “Can’t Feel My Face” që bëri trajneren Arilena Ara të shtypë butonin e kuq për të.